Në Durrës në KZAZ 21 të 5 Njësive Administrative numërimi pritet të fillojë pas mesnate, duke qenë se vijon ende procesi i dorëzimit të kutive. Bëhet fjalë për 110 kuti.

Pas kësaj do të zhvillohet trajnimi i numëruesve i cili do të zgjasë 1-2 orë. Sakaq ka filluar numërimi në Pustec dhe Memaliaj.

Rikujtojmë se në Elbasan, Vorë dhe Kamëz u votua në mënyrë elektronike. Në Elbasan kryeson Gledian Llatja i PS, në Vorë u shpall fitues Blerim Shera.

Me fitore të thellë, Partia Socialiste ka kryesuar në Kamëz, me 60.65 përqind të votave, ndërkohë që kandidati i Berishës ka marrë vetëm 35.11 % të votave.