Zbardhen detaje lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ksamil. 40 vjeçari Ardit Alikaj u gjet i mbytur në vendin e quajtur “Reparti 57” në Ksamil.
Alikaj ka qenë duke peshkuar me veshje polumbari kur dyshohet se i ka shpërthyer bombola e oksigjenit. Trupi i tij është konstatuar në sipërfaqe nga shoku i tij, i cili ka njoftuar policinë.
/abcnews.al
