Presidenti Recep Tayyip Erdogan reagoi ndaj vendimit të Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian (CJEU) për kufizimin e mbajtjes së shamisë, që ka në objektivë të drejtën themelore dhe lirinë e myslimanëve.

“Sidomos Gjykata e Drejtësisë, ajo duhet të ndryshojë emrin e saj. Kjo nuk ka asnjë lidhje me Gjykatën e Drejtësisë. Ata së pari duhet të mësojnë se çfarë është liria e besimit para se të provojnë se janë Gjykata e Drejtësisë. Le t’i thonë njësoj këto fjalë për ata që mbajnë kipa. Vallë a mund t’ia thonë diçka të tillë atyre?”, u shpreh Erdogan.

Presidenti Erdogan mbajti një konferencë shtypi përpara se të nisej për në Republikën Turke të Qipros së Veriut ku u shpreh se duhet të punohet për të rritur numrin e shteteve që njohin Kosovën.

“Ne përpiqemi të krijojmë kontakte të nivelit të lartë me vende të ndryshme, me në krye Azerbajxhanin. Ne do t’i vazhdojmë këto. Ne bëjmë punë të ngjashme kudo që ka viktima dhe të shtypur. Për Kosovën duam të rrisim numrin e njohjeve, i cili aktualisht është 114, edhe më shumë”, tha Erdogan sipas TRT.

“Ne do t’i diskutojmë këto çështje në takimin tim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden në Asamblenë e Përgjithshme të OKB këtë vit. Le të punojmë së bashku për njohjen e Kosovës. Unë do t’ia propozoj këtë atyre“, u shpreh Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

fax