Home SPORT Erisken publikon foton nga spitali: Ndihem mirë, por më duhet të bëj...

Erisken publikon foton nga spitali: Ndihem mirë, por më duhet të bëj ende disa ekzaminime mjekësore

13

Christian Eriksen, ka postuar foton e parë pas incidentit që i ndodhi në fushën e lojës, ku pësoi arrest kardiak. Ai ka publikuar një foto në “Instagram”, ku shfaqet i qeshur dhe qetëson tifozët duke thënë se është mirë.

Futbollisti danez thotë se i duhet të bëjë ende disa ekzaminime mjekësore, ndërsa thekson se do të bëjë tifo për shokët e tij të skuadrës së Danimarkës.

“Përshëndetje të gjithëve
Faleminderit të madh për urimet dhe mesazhet tuaja të ëmbla dhe të mahnitshme nga e gjithë bota. Do të thotë shumë për mua dhe familjen time. ️🙏 ️🙏
Jam mirë – në këto rrethana. Ende duhet të kaloj disa ekzaminime në spital, por ndihem mirë.

Tani, unë do të bëj tifo për djemtë në ekipin e Danimarkës në ndeshjet e ardhshme. Luaj për të gjithë Danimarkën 🇩🇰 Christian”, shkruan Eriksen.