Forcohen pozitat e lekut

Që nga fillimi i pandemisë Euro ra të mërkurën në nivelin e 122.85 lekëve, duke prekur nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro ka rënë poshtë nivelit të mëparshëm më të ulët të këtij viti, që ishte shënuar më datë 12 maj.

Në fakt, që prej muajit mars, leku ka qëndruar në pozita të forta dhe të qëndrueshme ndaj euros, pranë nivelit të 123 lekëve.

Që prej vitit 2015, muajt mars dhe prill karakterizohen nga një mbiçmim mujor i lekut ndaj euros, prej mesatarisht 0.2% dhe 0.4%. Përjashtim nga kjo sjellje bëri viti 2020, kur tregu valutor pësoi një goditje afatshkurtër nga pasiguria, me përhapjen e pandemisë në vend.