Fermerët drejtë kulturave më fitimprurëse

Muaji qershor përkon zyrtarisht me sezonin e korrjes së grurit.Fermerët të cilët kanë mbjellë këte lloj kulture kanë filluar prej disa ditësh edhe korrjen e tij. Por ndryshe nga vitet e mëparshme,statistikat tregojnë se  sipërfaqet e tokave të mbjella me grurë  janë ulur në krahashim me vitet e kaluara, duke qenë se fermeri po drejtohet drejt kulturave të tjera bujqësore.

Kjo javë për fermerët  e Dumresë zyrtarizoi nisjen e fushatës së korrjes dhe shirjes së grurit, i cili është në fazën maksimale të pjekjes. Një nga kulturat bujqësore shumë të rëndësishme për vite me radhë, për vet faktin se  lidhet drejtpërsëdrejti me sigurimin e miellit.

Sipërfaqet e mbjella me këtë kulturë bujqësore kanë adhur në ulje, për vet faktin që fermeri po zgjedhin gjithnjë e më shumë kultura si ajo e ullirit, vreshtit dhe pa harruar bimët medicinale.

Nga ana tjetër jashtë kameras fermerët pohojnë se këtë vit për shkak të kushteve atmosferike nuk kanë arritur të kenë rendimendin e duhur të grurit nda shumë prej tyre janë duke menduar që të mos e mbjellin më këtë kulture.

Qarku i Elbasanit renditet si një nga qarqet me sipërfaqe më të madhe tokash të mbjella më grurë  rreth 12.222 ha duke prodhuar 43.161 ton grurë.