E veçanta e këtij projekti muzikor është se ai ia dedikon atë një vajze shqiptare, të cilën e ka dashur dikur. Në një moment, reperi thur vargje, duke thënë:

“Unë u dashurova me një shqiptare, e di që është çmenduri / nuk jemi bashkë”, sepse familja e saj nuk na la. Unë pashë flamuj të kuq, nuk do doja që fëmija im të rritej aty.”

Kujtojmë se në vitin 2020, fansat e Dave u bindën se ish e dashura e tij ishte një grua me emrin “Besmira”. Ajo që nxiti dyshimet e tyre ishtëe një foto që ai ndau në rrjete sociale, duke i uruar asaj ditëlindjen, shoqëruar me zemra dashurie.

Reperi asnjëherë nuk e konfirmoi nëse ishte në lidhje me Besmirën asokohe dhe duket se “Survivor’s Guilt” e tregoi këtë më së miri.

Ashtu si në albumin e tij paraardhës, “We’re All Alone In This Together”, trajtohen disa nga problemet dhe betejat që Dave ka ndeshur në jetën reale. Edhe më shumë sesa albumi i parë, projekti i tij i dytë hyn në jetën romantike të Dave-it.

Ekziston një numër këngësh në “We’re All Alone In This Together” të cilat prekin marrëdhëniet e mëparshme të Dave-it. Vlen të përmendet, kënga e nëntë, “Both Sides of A Smile”, e cila tregon se si Dave dhe ShaSimone të dashuruar diskutojnë për pabesinë e tij.

icon style