Një foshnje ka ndërruar jetë sapo ka lindur në një maternitet në Tiranë. Policia e Shtetit bën me dije se ngjarja ka ndodhur pas mesnate, në orën 00.40 të datës 28 korrik 2021. Grupi hetimor ndodhet në maternitet dhe po bën hetimet e nevojshme si për të zbardhur shkakun e vdekjes së foshnjës së porsalindur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

“Paraprake: Më datë 28.07.2021, rreth orës 00:40, në maternitet, një foshnje e porsalindur dyshohet se si pasojë e përkeqësimit të shëndetit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon punën me veprimet për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

fax