Gjyqtari Serra u kërkoi falje futbollistëve të Milanit pasi nuk dha avantazh kur Messias realizoi në minutën e 92-të.

Gjyqtari nxitoi për të dhënë një goditje të lirë, pa lejuar vazhdimin e lojës duke i anuluar kështu Milanit golin që u shënua dhe që mund të ishte goli i fitores. Menjëherë pas atij aksioni Spezia befasoi Milanin duke i shënuar golin e që i dha atyre fitoren.

Sipas madiave italiane, Serra filloi të qante pas ndeshjes dhe ishte ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimovic që e kishte ngushëlluar duke i thënë se gabimet ndodhin.

Tre apo katër lojtarë të tjerë të Milanit iu bashkuan suedezit duke biseduar me gjyqtarin pas ndeshjes.
Sipas raporteve në Itali, Serra mund të pezullohet me më shumë se dy ndeshje.