Prej ditësh vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri në fshatrat e Fierit. Ditën e sotme një helikopter ‘Cuagar’ i ministrisë së Mbrojtjes ka nisur operacionin për fikjen e flakëve në zonën e Krapsit.

Gazetari Ervis Kuçi bën me dije për BalkanWeb se e gjithë kjo zonë është e pushtuar nga tymi. Aktualisht, flakët po mbahen në kontroll nga forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit, Roskovecit dhe Albpetrolit. Ndërkohë, era e fortë e bën të vështirë ndërhyrjen dhe favorizon përhapjen më tej të zjarrit.

Deri më tani për fat të mirë nuk ka raportime  për persona të lënduar, apo banesa të djegura.

Ardit Murataj