Florian Marku nuk njeh humbje, ku sonte ka siguruar fitoren e tij të 11 në ringun profesionist.

Iu deshën 4 raunde që Marku të shpërthente në breshëri grushtesh duke e detyruar gjyqtarin të ndalë ndeshjen pasi kundërshtari i tij nuk ishte më në gjendje të vazhdonte.

Pas fitores Marku u shpreh se në fillim u tremb por më pas gjithçka shkoi mirë.