Talibanët kanë njoftuar emrat e disa ministrave në detyrë të kabinetit qeveritar të ri në Afganistan.

Mullah Mohammad Hasan Akhund u emërua si udhëheqës i qeverisë së re, tha zëdhënësi kryesor Zabihullah Mujahid në një konferencë shtypi të martën.

Mullah Mohammad Hasan Akhund
Abdul Ghani Baradar do të jetë nënkryetar dhe Sirajuddin Haqqani është emëruar si ministër i Brendshëm.

Sipas Aljazeera udhëheqësi i qeverisë së re ka qenë shefi i organit të fuqishëm vendimmarrës të talibanëve ‘Rehbari Shura’.