Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë/Tentoi të digjte me zjarr banesën e vëllait të tij, pas një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 57-vjeçari.

Në pranga dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas njoftimit se në lagjen “4 Heronjt”, në ambientet e banesës së shtetasit K. B, kishte shkuar vëllai i tij dhe po tentonte ti digjte banesën, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes dhe shoqërimin e shtetasit M. B.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. B., 57 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”.