Harrojeni Bella Hadid, bota tani ka një emër tjetër që është shpallur femra më e bukur, sipas shkencës. Po flasim për aktoren Jodie Comer, e cila ka rrëzuar nga froni emrat më të njohur deri tani.

Protagonistja e “Killing Eve” u zbulua se ishte 94,52% perfekte në raportin e artë të bukurisë – i njohur gjithashtu si “Phi” – që mat përsosmërinë fizike.

Sytë, vetullat, hunda, buzët, nofulla dhe forma e fytyrës së saj u matën dhe iu afruan më së shumti nocionit të grekëve të lashtë për atributet e përmasave të përsosura.

Ndërsa mund të duket e cekët të vlerësosh një person vetëm për pamjen e tyre, Raporti i Artë është një ekuacion matematikor i krijuar për herë të parë nga grekët në një përpjekje për të matur bukurinë.

Zendaya doli në vendin e dytë me 94,37%, ndërsa modelja Bella Hadid, ishte e treta me 94,35%.

Këngëtarja Beyonce, u rendit në vendin e katërt me një rezultat të hartës së fytyrës prej 92.44%, por të gjitha u konsideruan afër rezultatit të përsosur prej 100%.

Lista u përpilua duke përdorur teknikat më të fundit të hartës së kompjuterizuar nga kirurgu kozmetik i fytyrës në Harley Street, Dr Julian De Silva, i cili përdor teknologjinë në punën e tij.

Emra të tjerë të famshëm që përbëjnë dhjetëshen e listës përfshijnë Ariana Grande, Kim Kardashian, Taylor Swift dhe HoYeon Jung të Squid Games.

Bukuria e vërtetë vjen nga brenda – siç thotë shprehja – dhe të mos harrojmë se atraktiviteti është gjithashtu subjektiv, i ndryshëm midis vendeve dhe kulturave.