Këngëtarja shqiptare me fame ndërkombëtare, Dua Lipa, sot do të nderohet zyrtarisht nga Posta e Kosovës, pasi ë do të promovohet pulla postare me emrin e saj Dua Lipa. Pjesëmarrëse në ngjarje do të jetë vetë këngëtarja shumë e dashur nga publiku.

Ndërsa, lajmin e ka bërë të ditur shefi i Administratës dhe Protokollit dhe kryesuesi i komisionit për aprovimin e pullave postare, Kamber Demaku.

Kujtojmë që dje, ajo u shpall Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës, ku Presidentja Vjosa Osmani e priti në Presidencë së bashku me familjen./abcnews.al