Shumë prej tyre I bëjnë vetë nën produktet e qumështit

Skandali I bërë publik në media dy ditë më parë mbi vlerën mbi normën e lejuar të ngarkesës së përgjithshme mikrobike enterobakter të një produkti ushqimor të llojit kos ka bërë që të ketë reagim edhe nga AKU e cila informon se menjëherë me marrjen e këtij njoftimi nga ISUV, AKU ka reaguar për ndjekjen e rastit dhe marrjen e masave . AKU bën të ditur se, subjekti është urdhëruar të tërheqë nga tregu produktet e rezultuara pozitive, ndërsa është kryer bllokimi i linjës së prodhimit të produktit kos dhe salcë kosi, si dhe u vendos bllokimi i sasisë së produktit të gjetur prej të cilit u morën mostra për analizim për treguesit e NPM-së.

Nga një vezhgim I bërë në marketet e qytetit të Elbasanit rezulton se pas alarmit të dhënë në media për rrezikun nga ky produkt firma ka bërë terheqjen e tij nga marketet dhe pjesa më e madhe e tyre e kanë hequr. Qytetarët elbasanas  shperehen të shqetësuar që produktet që ata konsumojnë nuk janë të sigurtë ndaj pjesa më e madhe e tyre I janë rikthyer metodës së vjetër duke e  përpunuar vetë në mënyrë tradicionale qumështin.

AKU pas kryerjes së inspektimit në magazinën e subjektit “Gj”, ka marrë konform legjislacionit në fuqi masë administrative gjobë dhe masë urgjente të ndërprerjes së kryerjes së veprimtarisë.