Mungesa e siperfaqeve per varreza eshte shnderruar ne problem vitet e fundit.
Ne mungese te nje vendi per te prere te afermit e tyre perfaqwsuesit e dy fiseve ne fshatin Shushice ne Elbasa kane kerkuar ndihmen e pushtetit lokal. Ndersa kerkesen ia kane bere prezente kryeplakut kane kerkuar qe toka shteterore prane varrezave te perdoret per varre.
Fillimisht thone banoret kerkesa e tyre u aprovua, por dy dite pas konfirmimit policia bashkiake ka filluar te shkoje ne shtepite e tyre duke u kerkuar qe te lirojne vendin e zaptuar me arsyetimin se eshte toke shteterore dhe nuk lejohet zaptimi i trruallit.
Mungesa e vendit per varreza e ben imedjate kerkesen per te patur nje trruall per te varrosur te afermit e tyre. Per kete arsye diten e sotme banoret e dy fiseve jane ngritur ne proteste ku kerkojne qe institucionet shteterore te lejojne qe kjo toke te perdoret si varreze pasi dhe me pare ka sherbyer si e tille.
Kryeplaku i zones konfirmon faktin se perpos takimit qe ka bere me kryetarin e njesise administrative shushice dhe pas takimit te kryer me kryetarin e bashkise se Elbasanit u eshte konfirmuar fakti qe si kryetar fshati ka kompetence per te vendosur nje hapsire publike e cila do te sherbeje si varreze per te dy fiset. Por ky vendim nuk eshte zbatuar pasi dy dite mbas mbledhjes policia bashkiake ka mesyer ne banesat e dy fiseve dhe kerkon te lirojne token.
Mos gjetja e nje hapesire te re do te silte mjafte probleme per banoret , pasi varrezat e fshatit jane te tejmushura dhe ky eshte i vetmi vend i lire qe mund te perdoret per varreza.Egnatia News