Gazetari Flamur Vezaj ka postuar gjatë ditës së sotmë një reagim në rrjetin e tij social, ku shprehet ashpër ndaj pranimeve që janë bërë në shkollën e magjistraturës.

Sipas tij, janë pranuar në këto shkolla, fëmijë të ish gjyqtarëve të cilët janë shkarkuar nga Vetingu, duke lënë të dyshohet se mund të kenë ndikuar në notat apo në pranimin e fëmijëve të tyre.

Postimi i Plotë nga gazetari Flamur Vezaj

Baballaret i largoje vetingu, femijet i pranon Shkolla Magjistratures per gjyqtare e prokurore!

Agim Bendo u perjashtua per 15 vite nga sistemi i drejtesise pasi ju shmang vetingut me doreheqje, i biri fiton Shkollen e Magjistratures! Te njejten shkolle ka fituar edhe vajza e ish-gjyqtarit Gramoz Levanaj edhe ky i perjashtuar nga sistemi me modelin e doreheqjes! I njejti fat i ra edhe vajzes se ish-gjyqtarit Alltun Çela, e shume e shume te tjere!

Pra, Shkolla e Magjistratures, si i vetmi institucion qe “prodhon” gjyqtare e prokurore qe nga vitit 2015 ka pranuar me shumice, zyrtare te administrates se kesaj mazhorance edhe femije, vellezer, motra, mbesa e te aferm te gjyqtareve e prokuroreve te perjashtuar nga Vetingu! Ju do te thoni, cpune ka femija qe prinderit jane te korruptuar?? Dakord! Shkollimin keta femije me cfare para e mbaruan!?

Sa kane ndikuar prinderit qe te vleresohen me nota te larta nga profesoret! Ndoshta ndonjeri edhe e meriton kete shkolle se e mori provimin me merite, por vetingsat shkarkuan prokurorin B.Maksutaj per shkak se babi i tij i ndjere (jo gjyqtare e prokurore) nuk i kishte justifikuar parat e fituara per shume vite si noter e avokat! Pra me kete logjike, pse femijet e ketyre duhet te pranohen nga Shkolla e Magjistratures, qe eshte kthyer ne çerdhe te partise dhe prodhues te gjyqtareve adoleshent si rasti i Kapedanit ne Elbasan!

Po drejtuesit dhe profesoret e kesaj shkolle, a kane pergjegjesi per kete apo mjafton me faktin se kjo shkolle nuk ka ndaluar prodhimtarin e gjyqtareve dhe prokuroreve! A kane pergjegjesi anetaret e KLGJ-se qe kane per detyre me i be vetingun ketyre magjistrateve te rinje!? Cfare pergjegjesi do mbajne keta dy institucione qe po i katapultojne, femijet, motrat, vellezerit, niperit e mbesat e subjekteve te larguar, dorhequr, shkarkuar nga vetingu?!?

Kesaj i bie largo njerin anetare nga sistemi e fut tjetrin nderkohe qindra juriste punojne call-center, kamariere ose largohen ne emigracion! Kur do te jete mjaft, qe profesoret e kesaj shkolle te pranojne asistentet e zyrave te tyre ligjore si rasti profesor Vangjel Kostes ku tre asistentet e tij A.Shega, A.Hoxha, Gj.Baçi i beri gjyqtare e prokurore! Etj etj! Kush do e kontrolloje kete shkolle qe prej vitesh ka humbur imazhin qe kishte, pasi disa student njihen me pyetjet para dites se provimit! Gjithesesi, mos u cudisni me zv/kryetaren e tik-tokut se shume shpejt do te shihni ndonje “Kapedan” tjeter duke qellu me arme se ekspozimi i rrobave firmato dhe pushimet e luksit tashme jane bere bajat!!