Getinjo prej kohësh ka paralajmëruar se është përgatitur këto kohë për këngë të reja. Dhe duket se njëra prej tyre është gati dhe do të publikohet gjatë kësaj jave. Getinjo ka zbuluar se do të publikojë për pak ditë këngën e tij më të re, që mban titullin “Pare”.

Duket se ky projekt është shumë i rëndësishëm për reperin, sepse mban një mesazh shumë të fortë. Ai ka treguar se kjo këngë nuk do të jetë një hit veror dhe nuk ka bërë as klip me investim të madh. Gjithashtu Getinjo ka zbuluar edhe mesazhin që dëshiron të përcjellë përmes saj.

“E kom bo 1 kong n’këtë javë e publikoj…konga e ka titullin ‘Pare’. “Më pare ndryshoje jetën, por asnjëherë veten”. Nuk është hit veror as nuk është klip me investim të madh! Është veç një mesazh se çka parja po na shtin me bo mu, ty dhe të tjerët”, shkruan Getinjo në një postim.

Këto kohë repri ka qenë mjaft aktiv në rrjete sociale dhe herë pas here ka bërë disa postime thumbuese në Instagram.

“Zemër mfal që si kom 60 vjet… Mfal edhe që se kom barkun e vjerrt… Edhe mfal që se kom babën milioner, se ta kisha pas ishe dal me bab tem”, shkroi Getinjo para disa kohësh në një postim që tërhoqi vëmendjen e gjithë fansave.

icon style