Takimi i nivelit të lartë midis presidentit të SHBA Joe Biden dhe presidentit rus Vladimir Putin ka përfunduar pas më shumë se tre orësh.

Lajmin e ka bërë me dije një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, teksa njofton se Biden dhe Putin do të mbajnë konferenca për shtypë, të veçanta.

Takimi mes dy lidërve ishte  planifikuar  rreth 5 orë por që  zgjati rreth 3 orë e gjysmë, për arsye që nuk dihen.

Raundi i parë i Samitit zgjati mbi 90 minuta dhe raundi i dytë me stafet respektive zgjati 65 minuta.

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë zhvilluar sot takimin e tyre të parë që kur Biden mori detyrën në janar të këtij viti, ndërkohë që ende nuk dihet se çfarë kanë biseduar.

Të dy liderët kanë shfaqur shpresën se bisedimet e tyre në Gjenevë të Zvicrës mund të çojnë në marrëdhënie më të qëndrueshme.

Tensionet mes SHBA-së dhe Rusisë kanë qenë në rritje për shkak të një sërë çështjesh, duke filluar nga sulmet kibernetike, situata në Ukrainë dhe kontrolli i armëve.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar për vite me rradhë, veçanërisht pas aneksimin të Krimesë në Ukrainë nga Rusia në vitin 2014, pastaj ndërhyrjen e saj në Siri dhe akuzat e SHBA-së për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 që sollën Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë.

ora news