Një vajzë e re ka treguar hapur mënyrën se si humbi të gjithë dhëmbët nga varësia e saj nga droga, në një seri videosh. Faith Hill ka ndarë videot e saj me 700,000 ndjekësit e saj në TikTok në mënyrë që të edukojë të tjerët rreth rreziqeve të abuzimit me substancat.
22-vjeçarja nga Misuri, në SH.B.A., ishte e varur nga droga për gjashtë vjet dhe jetoi në rrugë, raporton Daily Star. Ajo thotë se përdorimi i drogës e bëri atë të humbë edhe disa miq të ngushtë . Për Faith, përdorimi i drogës, gjithashtu pati një efekt të dukshëm në trupin e saj – ajo humbi peshë dhe dhëmbët e saj u gërryen.
Fotografitë e tregojnë atë të dobët, ndërsa bëhej gjithnjë e më e varur.
Kur më në fund, ajo hoqi dorë nga droga, asaj iu desh të heqë të gjithë dhëmbët, për të hapur rrugë për protezat. Videot tregojnë udhëtimin e saj për t’u kthyer esull.
Në një video, ajo shpjegon: “E konsumova drogën për gjashtë vite. Unë jetoja në rrugë, hotele, kudo ku mund të arrija të vija kokën.
Padyshim që nuk u kujdesa për dhëmbët e mi. Epo, mendova se e bëra, por nuk e bëra. Dhe kjo shkaktoi shumë thyerje, shumë kalbje dhe më në fund i hoqa ato.”
Por, pas rehabilitimit, ajo tani ka një set të ri protezash dhe me krenari tregon buzëqeshjen e saj të re në llogarinë e saj në TikTok.
Faxnews