Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se kufoma i përket një gruaje, rreth 45-vjeçe megjithatë identiteti i saj nuk dihet ende.

Në vendin e ngjarjes ndodhet Grupi hetimor që pritet të indentifikojë viktimën dhe të zbardhë krimin e rëndë.

“Rreth orës 14.00, datë 08.04.2022, në rezervuarin e fshatit Rrenxë, Dibër është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar e moshës rreth 45-vjeçe.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e saj”, thotë policia.