Një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, këtë të diel rreth orës 14:30.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Fushë Arrëzit. Sipas policisë nga vëzhgimi paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së tij.

Njoftimi i Policisë:

Fushë Arrëz/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në banesën e tij, në Fushë Arrëz, është gjetur pa shenja jete, shtetasi L. Z., 39 vjeç. Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së këtij shtetasi.