Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK, duke firmosur urdhër arrestin ndaj ish zv-kryeministrit Arben Ahmetaj.
Gazetari Elvis Myrtaj, bën me dije për FaxNews se GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK, duke caktuar arrest me burg ndaj ish deputetit socialist.
Urdhër arresti vjen në sajë të hetimeve që SPAK ka kryer në kuadër të procedimit 277/1, fraksion i hetimit të inceneratorit të Elbasanit.
Ai Akuzohet për fshehje të ardhurash, pastrim parash, dhe korrupsion.
Bashkë me Ahmetajn, GJKKO ka firmosur disa masa të tjera për biznesmenë apo persona që dyshohet se janë të përfshirë në pastrim parash e korrupsion.
Sipas burimeve mësohet se 3 prej biznesmenëve që kanë kryer shitjet e vilave dhe bërë punimet në vilat në Palasë e Hamallaj, janë larguar nga Shqipëria dhe masa ndaj tyre nuk është ekzekutuar.
Ndërkohë që nuk dihet se sa masa janë ekzekutuar deri më tani, lidhur me hetimet e kësaj dosjeje. Pritet që SPAK, lidhur me këtë çështje të dalë me një njoftim zyrtar në vijim..