Bashkia e Vlorës është gjobitur nga Agjencia e Rajonale e Mjedisit për mosmenaxhimin e mbetjeve urbane.
Agjencia me qendër në Fier, ka bërë monitorimin përgjatë javës së fundit dhe ka gjobirut bashkinë e drejtuar nga Dritan Leli me 500 mijë lekë.
Drejtori i kësaj Agjencie Denis Vogli në një komunikim telefonik sqaron se shqetësimi është ngritur nga qytetarë dhe situata ka qenë e përsëritur. Masa administrative me gjobë që kjo agjenci la marrë do ti komunikohet Bashkisë dhe kryetarit Dritan Leli
Rezulton se qyteti i Vlorës ka shfaqur probleme të mëdha me largimin e mbetjeve urbane.
Kujtojmë që Bashkia e Vlorës ka rreth 1 vit që ka patur përplasje me firmën e pastrimit “Duka”. Kjo për mosdakordësi të vlerës së tenderit.