Gjykata e Elbasanit rrëzoi ditën e sotme kërkesën e shtetasit rus Mikhail Zorin për ndryshimin e masës së sigurisë pas 9 muajve tashmë në burg.
Mbrojtja vërejti se nga ana e organit të akuzës kishin përfunduar të gjitha aktet e ekspertimit, hetimet, si dhe ishin marrë provat, e për pasojë u kërkua revokim i masës së sigurisë ose zëvendësimi i saj por që u rrëzua nga gjykatësja Matilda Fetahu.
Gjykata vendosi të lërë në burg Mikhail Zorin, shtetasi rus i cili u arrestua në uzinën e armëve në Gramsh duke pranuar kështu kërkesën e prokurorit Kreshnik Ajazi.
“Ne konstatuam që në lidhje me Mihkail Zorin të gjithë veprimet hetimore kishin përfunduar. Pra të gjitha provat që lidheshin të ishin marrë. Për pasojë ne e pamë të arsyeshme ose revokimin ose ndryshimin e masës së sigurisë. Ne gjykojmë që po mbahet në burg pa të drejtë”, u shpreh avokati Isuf Shehu.
Në perfundim të seancës avokati i shtereasit rus Isuf Shehu u prononcua për median mbi vendimin e gjykatës.Mikhail Zorin, Svetlana Timofeeva dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, u pikasën nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i sulmoi me spraj kimik.