LEZHË- Gjykata e Lezhës ka dënuar me 2 vite e 10 muaj burg ish-policin Jeton Lami, i cili u prangos në gusht të vitit të kaluar.

Lami u gjet fajtor për veprën penale “shpërdorim detyre”. Jeton Lami është polici që është parë në shoqëri me Ervis Martinajn para se ky i fundit të raportohej i zhdukur.

Ish-agjenti i Operacionales, Jeton Lami është zbuluar nga kamerat e sigurisë teksa lëvizte me një makinë Audi A8, Ervis Martinaj, edhe pse ky i fundit ishte në kërkim nga policia për disa vepra penale.

Lami është parë për herë të fundit me Ervis Martinajn në një hotel në Durrës ku e ka lënë të shumëkërkuarin e drejtësisë dhe më pas e ka marrë pas disa orësh/n.m.abcnews.al