Home ELBASANI SOT VIDEO/GRAMSHI FESTON 62-VJETORIN E KRIJIMIT

VIDEO/GRAMSHI FESTON 62-VJETORIN E KRIJIMIT

179

Taçe: Jemi krenarë që jetojmë këtu

Qyteti i Gramshit ka festuar 62 vjetorin e krijimit. Në një mbrëmje festive të organizuar për këtë rast morën pjesë qindra qytetarë,politikanë artistë etj.

 Aktivitetet e programuara nga bashkia e Gramshit startuan me një takim të organizuar në pallatin e Kulturës së qytetit ku kryebashkiaku Klodian Taçe gjatë fjalës së tij tha se të gjithë ata që jetojnë këtu duhet të ndjehen krenarë për vendin ku jetojnë pasi dita ditës ky qytet po zhvillohet.

E pranishme në këtë ceremoni festive ishte edhe aktorja e njohur Margarita Xhepa.

Në këët ceremony bashkia e Gramshit ndau edhe çertifikata për personalitete të cilët kanë dhenë kontributin e tyre në zhvillimin e qytetit. Në përfundim të pranishmit ndoqën edhe koncertin i cili ishte fokusuar në shpalosjen e vlerave kulturo-artistike të Gramshit.