Greqia planifikon të gjenerojë gaz natyror në 6 zona në Kretë, në detin Jon dhe në Janinë. Ky vendim nga qeveria greke vjen në një kohë kur e gjithë bota po vuan pasojat e krizës energjetike, si pasojë e luftës në Ukrainë dhe shterimit të burimeve natyrore.

Mediet greke raportojnë se tentativa e parë e kërkimit për gaz natyror planifikohet të zhvillohet gjatë vitit 2023-it.

Ndërsa në 2028-ën do të vlerësohet nëse gazi do të jetë i shfrytëzyeshëm, ose jo.

Projekti pritet të realizohet në bashkëpunim me gazsjellësin “TAP”. Ndërkohë vlera e mundshme e gazit potencial natyror vlerësohet të shkojë 250 miliardë euro.

Në vitin 2023, sipas programit kërkimor të shpallur ditën e djeshme nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, do mësohet nëse do të konfirmohen indikacionet e bazuara në studimet për ekzistencën e rezervave potenciale.

70-90 trilionë metra kub gaz natyror në zonat detare të Kretës dhe Jonit. Kjo është një sasi e aftë të plotësojë 15% -20% të nevojave vjetore të Evropës për gaz, ndërkohë që vlera potenciale e rezervave totale të gazit natyror të vendit vlerësohet në 250 miliardë euro.