Kryeministri Edi Rama, reagon për raportin e publikuar dje nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për Shqipërinë, ku qeveria shqiptare është cilësuar si më e korruptuara, si dhe për akuzat që bëri opozita.

Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ironizon teksa shkruan “paska plasur peshku për një raport vjetor të DASH se Amerika na paska thënë më në fund ato që opozitërat paskan thënë që në fillim”.

Ndër të tjera ai shkruan se raporti i DASH është i njëjti çdo ditë dhe se në të nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë vitit.

“Paska plasur peshku për një raport vjetor të DASH se Amerika na paska thënë më në fund ato që opozitërat paskan thënë që në fillim!Kush e lexon çdo vit këtë raport e di që është aq shumë copy-paste i vitit më parë sa nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë vitit” shkruan Rama