Një grua nga Fushë Kosova ka raportuar në Polici se ish-bashëshorti e ka marrë fëmijën e tyre dhe se më s’është lajmëruar, raporton Express.

Rasti është hapur si “Marrje e kundërligjshme e fëmijëve”.

“Rr.17 Shkurti, Fushë Kosovë, 04.11.2022-14:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar e ka marrë fëmijën e tyre dhe nuk është lajmëruar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.