DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasen S. Ç., 30 vjeçe, banues në Elbasan, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Dhuna në familje”, duke dalë jashtë banesës së saj.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin S. M., 47 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi, në banesën e tij, pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Xh. M., 54 vjeç, banues në Prrenjas, pasi dyshohet se ka vjedhur disa vegla pune dhe një sasi inertesh, në oborrin e një shtetasje.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. R., 56 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, si dhe referuan materialet në Prokurori, për shtetasen B. B., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi pasditen e djeshme, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, shtetasi B. R., duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip kamion, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtuese shtetasen B. B., 35 vjeçe. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar shtetasja B. B. dhe 2 pasagjerët në automjetin e saj, të cilët pasi morën mjekim në spital, u larguan në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./Egnatia news