Me katër liritë themelore të BE por jo më nën emrin “minishengeni ballkanik”, nisma e përbashkët mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut synon që brenda 2 vitevsh kufijtë mes tre vendeve ti bëjë inekzistentë.

Këtë e konfirmoi  edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik të Shkupit dhe ku e pranishme nuk ishte Kosova.

“Me 1 janar të 2023 nuk do të kemi më kufij mes tre vendeve tona, nëse arrihen të realizohen tre kushte. Njëri kusht është të ndërtojmë besimin e ndërsjelltë, nëse ne tre vendet, qeverita tona, mund ti realizojmë shpejt këto rezultat, nëse mund ti kalojmë dobësitë e administratave tona apo jo. Nga Beogradi do të niseni drejt Tiranës dhe askush nuk do t’ju ndalë dhe anasjelltas.E dimë se të gjithë do të ruajmë sovranitetin  dhe pavarësinë tonë”.

Kritikëve të nismës u rezervoi këtë përgjigje.

“Gjithmonë do të kemi oponentë ndaj kësaj iniciative, ata që mendojnë vetëm për zgjedhjet e afërta”.

Presidenti Vuçiç gjithashtu mohoi se Serbia është përfituesja më e madhe në këtë iniciativë.

“Ndonjëherë thuhet se Serbia përfiton më së shumti sepse është shteti i madh por kjo nuk është e vërtetë. Si do të tërheqim investitorë të mëdhenj? Hapen mundësi të shumta dhe të pafundme në favor të secilit vend. Të tre vendet tona do të mbyllin vitin me 76 miliardë euro Prodhim të Brendshëm Bruto. Na duhen 5-6 vite maksimumi. Mund të punojmë në drejtim të zhvillimit dhe të shtyjmë para zhvillimine  rajonit. Shpresoj që edhe në mbledhjen e  ardhshme në Beograd nuk do të na pengojë Covid, në fillim të tetorit do të takohemi në Beograd dhe më pas në Tiranë apo kudo tjetër në Shqipëri ku të na propozojë Edi”.

Vuçiç tha se kjo nismë është në funksion të së ardhmes dhe brezit të ri të tre vendeve respektive.

“Kur e nisëm këtë nismë, secilit nga ne të tre na u duk se është më mirë për të ardhmen dhe do të ndryshojë gjërat në Ballkan. Serbia dhe Shqipëria asnjëherë nuk kanë qenë në marrëdhënie aq të afërta por vendosëm të kthehemi nga e ardhmja për tu lënë diçka fëmijëve tanë. Kemi zhvilluar një besim të sinqertë mes nesh për zhvillimin në rajon dhe integrimin në BE. Duhet të tregojmë se jemi të gatshëm të marrim përsipër fatin tonë. Dje shumë thjesht dhe lehtë arritëm marrëveshje. Gjithçka që propozoi Zaev dhe Rama unë i pranova, ato që propozova unë ata e pranuan”.

Takimi i radhës mes përfaqësuesve të tre shteteve do të zhvillohet në Beograd, në fillim në tetorit