Nga Roland Mimini!

Marrë shkas edhe nga rastet e shtuara ditët e fundit ku si protagonistë të dhunës së ushtruar janë tre forcat e mëdha politike,ndjehem i keqardhur që jo vetëm nuk jemi larguar nga situata e para 20 apo 30 viteve,por përkundrazi,kemi bërë hapa pas. Lind pyetja përse ndodh kjo dhunë e pajustifikuar deri diku?

Është shumë e qartë që zgjedhjet shihen si momenti më i mirë ku hienat e pisllëkut politik,në harmoni me krimin dhe bandat,lidhin besën për ta ndarë copë copë ushqimin që u ofrojnë në tryezën e gatitur me aq kujdes ustallarët e vërtetë politikë.

Ndaj dhe këtu fillon përplasja pasi klientelizmi,sponsorizuesit në hije të fushatave të këtyre forcave uzurpuese të së drejtës së shqiptarëve,nuk lejojnë dhe nuk pranojnë pakte. Pakti i vetëm është marrja me çdo kusht e pushtetit nga njëra palë dhe mbrojtja me çdo mjet nga pala tjetër. Në këto kushte,nuk di nëse ka ndonjë qytetar të majtë apo të djathtë,me bindje apo pa bindje politike,që e justifikojnë këtë sjellje kriminale.

Mosdistancimi prej këtyre veprave të rënda kriminale që lindin si pasojë e mërisë politike,na bën bashkfajtorë të nderuar qytetarë. Nëse fill pas kësaj ngjarje që ndodhi dje në Kavajë dhe jo vetëm,rrugët e Shqipërisë do pushtoheshin nga qytetarët në shenjë proteste kundër të tre forcave politike,jam i sigurt që reagimi do vinte shumë shpejt. Duhen mbushur rrugët ashtu si fatkeqësisht kanë bërë,vendet e Amerikës Latine për shkak të dhunës së lartë të ushtruar prej bandave të drogës. Po kthehemi në një territor ku po eksportojmë vetëm dhunë dhe për shkak të saj jemi gjithmonë e më larg BE. Rroftë politika e shkatërrimit,militantizmi dhe përulësia deri në pështirosje e të gjithë shoqërisë së pëgjumur!!!

Egnatia news