Sara (jo emri vërtet) është një vajzë 30 vjeç nga veriu i Shqipërisë që ka zgjedhur të ndaj historinë e saj me shikuesit e programit ” Shqipëria Live”.

Kur ishte vetëm 13 vjeç ajo ra pre e përdhunimit nga një person i afërt në rrethin e saj, teksa prindërit i kishte humbur në moshë të vogël. Personi që abuzoi me të ishte rreth 40 vjeç, pas kësaj nisi t’i sillte persona të tjerë kundrejt pagesës, pak nga mentaliteti dhe shume nga frika e kërcënimeve ajo nuk e gjeti forcën të denonconte abuzuesit.Ajo tregon se si arriti të largohej, por sot bën apel për ndihmë, pasi këta persona vijojnë e ndjekin dhe e kërcënojnë.

“Kam lindur në një fshat të veriut. Në moshën 13-vjeçare mora goditjen e parë të jetës, nga një person shumë i afërt. E kam fjalën për përdhunim. Kjo pasoi me ngjarje të tjera, më përdhunuan persona të njohur të tij. Ishin persona në moshë, rreth 35-45 vjeç. Përdhunimi ndodhte nëpër hotele, makina, ferra, kudo që ata donin. Kjo ka zgjetur rreth 7-8 vite. Nuk i kam treguar askujt për këtë. Më shihnin njerëzit, më paragjykonin, nuk më pyeti njeri pse jam keq, a kam nevojë për ndihmë.

Ata që më përdhunonin më thoshin se po të tregoja do më vrisnin, isha fëmijë, të dëgjosh se do të të vrasin. Unë i ofendoja, bërtisja, por kur mora guximin të ikja, ika 2 vite pas abuzimit. Doja të filloja një jetë të re nga e para, por ishte shumë e vështirë. Doja t’i denoncoja por nuk i shkova dot deri në fund sepse kisha frikë. Ata nuk vepronin vetëm, vepronin me shuëm njerëz të tjerë që unë nuk i njihja dhe këta më ndiqnin.

Kur u largova, fillova jetë të re, sapo mendova që nuk do kisha më dhuën fizike dhe skesuale, u gabova. Në atë vend që mendova se do isha mirë, u abuzova sërish seksualisht. Nuk e njihja këtë person. Mbeta dhe shtatzënë, vendosa ta mbaja fëmijën. Është gjyna ta gjuash një fëmijë, nuk doja ta gjuaja ssiç më gjuajtën mua. Personi që më abuzoi bëri vetëm dy vite burg. Fëmijën po e rris e vetme, nuk mendova në asnjë moment ta hiqja. Është e vështirë ta rris, por jam e lumtur që e kam, ma ka dhënë dhuratë Zoti. Unë nuk kam punë. Atij i mungojnë shumë gjëra, i siguroj me borxhe, i marr shoqeve, kam vëllain. Ka raste fle dhe pa ngrënë.

Megjithatë, unë kërkon vetëm mbrojtje nga këta persona, nuk dua gjë tjetër. Më ndjekin personat që më abuzuan në fillim. Marr mesazhe kërcënuese, me një fjalor banal…

“E dimë shumë mrië ku ndodhesh, unë jam filani”. më dërgojnë dhe foto, më thonë do të të dërgojmë në holand dhe do marrim nga ti 300 mijë euro’. I kam denoncuar mesazhet, por prokuroria nuk e nis çështjen hetimore.”- tregoi ajo.