Më shumë se gjysma e punonjesve në sektorin e peshkimit në Durrës janë të huaj, kryesisht nga Egjipti.

Muhamed Ashour është njëri prej tyre.

“Une jam nga Egjipti. Kam rreth 12 muaj qe punoj t ne Durres si marinar i thjeshte. Me para kam punuar per disa vite ne greqi po ne te njektin sektor. Jam i kanaqur me kushtet dhe me pagesen. Profesionin e kam te trasheguar. Ne durres jemi mbi 300 persona nga Egjypti, kemi marre shtepi me qira dhe ndihemi mire ketu.”

Klodian Kapiti, nga shoqata e peshkimit tregon se nga 600 punonjës afro 320 janë egjiptian.

Punësimi i tyre është parë si nevojë për plotësimin e vendeve bosh në këtë sektor. Megjithatë mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar mbetet ende problem.

Për shkak të mungesës së punonjësve, flota e Durrësit prej kohësh punon vetëm me 60% të kapacitetit./abcnews.al