Ndoc Marku një qytetar nga Shkodra ka denoncuar përmes një lidhjeje të drejtëpërdrejtë në FaxNews rastin e vdekjes së djalit të tij 12-vjeçar. Marku shprehet se i biri vdiq si pasojë e shembjes së një godine në Shkodër në vitin 2011.

Godina sipas Markut ishte pjesërisht e shembur nga INUK dhe në momentin që pronari po kryente punime, djali i tij po luante në rrezen e rrezikut dhe humbi jetën.

Ndoc Marku kërkon përmes kamerës së FaxNews rihapjen e dosjes dhe vënien e përpara përgjegjësisë së fajtorëve.

“Unë kisha me thënë një diçka që më ka ndodhur me të padrejtyë në jetë. Forcat bashkiake kanë ardhur në vitin 2011 me eskavatore për të prishur disa pallate në lagjen Skënderbeg të Shkodrës

Erdhi kryetari i lagjes Fred Morina bashkë me policinë e INUK-ut të drejtuar nga Arben Kallaçi dhe po prishnin disa banesa. Kur po prishnin banesat erdhi një telefonatë e Fred Morinës që i kërkoi ndërprerjen e punimeve. Menjëherë u ndërpren punimet pasi aty ndodhi një aksident i madh shumë, pasi aty ishin duke luajtur gjithë fëmijët e pallateve përballë. Unë i tërhoqa vëmendjen atyre punonjësve të INUK-ut t’i shembnin krejt banesat dhe jo t’i linin ashtu pasi do të rrezikonin jetën e fëmijëve. Aksidenti ku humbi jetën djali im ka ndodhur më mbrapa, kur u shemb banesa. Në banesë ishte pronari së bashku me dy punëtorë të cilët po punonin dhe shembja e ndërtesës vrau djalin tim që ishte në zonën e rrezikut.

Nga tani e tutje unë kërkoj nga shteti shqiptar që të rihapet çështja e djalit tim. Dosja u mbyll nga prokurorët dhe nuk pati asnjë të dënuar, unë kërkoj drejtësi”, tha Marku.

fax