YouTube do të shtojë 3 shërbime të reja për live-streaming. Tashmë streamers do të kenë mundësinë të limitojnë chat-in vetëm për subscribers-at e tyre, të krijojnë polls të reja brenda këtyre chats dhe të krijojnë klipe nga gaming streams të famshme.

Të gjithë këto shërbime gjenden prej kohësh në Twitch, duke i dhënë streamers disa pajisje të rëndësishme për të qenë në kontakt të vazhdueshëm me fansat e tyre. Limitimi i chats vetëm për personat që kanë bërë subscribe mund të ndihmojë në pengimin e komenteve që nuk kanë lidhje me stream-in dhe fokusimin në pyetjet e fansave të vërtetë

Gjithashtu dhe polls janë tepër të dobishme nëse në chat bëhet një rrëmujë e vërtetë rreth një teme të caktuar, dhe përmes polls mund të merret një vendim më i shpejtë.

Dhe klipet janë një pjesë e rëndësishme e këtyre pajisjeve. Përderisa shumica e njerëzve nuk ndjekin një live stream që zgjat disa orë, streamers mund të përdorin këtë tool të rëndësishme për të hequr pjesët e panevojshme duke e shkurtuar stream-in. Në fakt për të përdorur këtë shërbim, YouTube kërkon që streamer-i të ketë mbi 1,000 followers fillimisht, e më pas shërbimi do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit.

geek