Opinionisti i reality-show më të ndjekur të momentit në trojet shqiptare, “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari ka njoftuar se së shpejti do të kurorëzojë dashurinë me martesë.

Arbëri para disa muajsh është fejuar me vajzën e biznesmenit kosovar, Blerim Devollit, Vlerën. Ndërsa, në një intervistë në “RTV Klan”, ai kishte treguar se si u njoh me të.

Ai tregoi se në fillim kishte shkuar që të hapte një zyre të fondacionit “Fundjava” në Kosovë, ku ishte pritur nga Vlera dhe disa persona të tjerë të cilët i kishin ndihmuar Arbërit dhe një mikut të tij për hapjen e zyrës.