Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, pretendon është kërcënuar se do të ndalohet të hipë në avionin, me të cilin do të kthehej në shtëpi dhe shkak sipas saj u bë fakti se i foli në shqip agjentit të sigurisë.

Artistja ka publikuar në rrjetin social “Instagram”, një video ku shfaqet duke qarë dhe tregon se është kërcënuar nga agjenti në aeroportin e Mynihut, të cilit iu drejtua në gjuhën shqipe sepse mendonte se ishte shqiptar. “E pyeta ku mund të marr biletën time dhe tani ai po më ndalon të fluturoj”, thotë ylli i muzikës pop.

Video Player

00:00

00:10

Në një shkrim të publikuar pak më vonë në “Insta Story”, Bebe Rexha e cilësoi incidentin një akt urrejteje vetëm sepse është shqiptare.

Unë besoj se ky është një akt urrejtjeje ndaj meje sepse jam shqiptare. Ai nuk më lejoi t’i marr emrin. Vazhdonte të më abuzonte mendërisht për të më bërë të ndihem se ishte më i fuqishëm se sa ishte në të vërtetë. Asnjë nga gratë në @Lufthansa nuk ndërhyri. Ai nuk do të më dha emrin e tij, por sapo zbulova se punon për ATSG, një kompani shërbimesh për kontrollin e dokumenteve, i punësuar nga Lufthansa”, shkroi artistja në InstaStory.

Top Channel