Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një konferencë për për shtyp tha se se në javën e fundit janë identifikuar edhe 5 raste të reja me llojin Delta.

“3 në Shkup dhe nga një në Kumanovë dhe Tetovë. Nga gjithsej 8 të analizuara, kjo nuk është diçka ekskluzive. Për të gjitha llojet dhe mutacionet e virusit vaksina është shpëtimi i vetëm dhe qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo është mënyra se si mund t’i japim fund pandemisë”, shtoi mes tjerash ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në vendin tonë zyrtarisht ende nuk ka asnjë të prekur të konfirmuar me variantin Delta të COVID 19. Komiteti Teknik dhe gjatë konferencës së djeshme u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të vaksinohen pasi që nga dje është hapur dhe java +18 e vaksinimit.

Fax