Serbia ka blerë dy ditët e fundit armatim modern nga Kina. Nga të dhënat e deritanishme është mësuar se Aleksadër Vuçiç ka blerë nga Pekini një sistem të sofistikuar kundërajror.

Pas këtyre lajmeve, ka reaguar dhe analisti dhe njohësi i Ballkanit, Janush Bugajski.

Me një shënim në Twitter, Bugajski shkruan se Vuçiç është udhëzuar nga Putin, që të hapë një front të ri lufte në Ballkan, prandaj Kosova dhe Bosnja duhet të anëtarësohen sa më shpejt në NATO

Vuçiç është udhëzuar nga mbrojtësi i tij Putin që të destabilizojë Ballkanin. Rruga e shpejtë drejt anëtarësimit në NATO për Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën është thelbësore për të penguar luftën’, shkruan Janush Bugajski në Twitter.

Mediat dhe ekspertët ushtarakë thanë të dielën se gjashtë avionë transportues të Forcave Ajrore Kineze Y-20 u ulën në aeroportin civil të Beogradit herët të shtunën, duke raportuar se mbanin sisteme raketore HQ-22 për ushtrinë serbe.

Avionët kinezë të mallrave me shenja ushtarake u fotografuan në aeroportin Nikola Tesla të Beogradit.

Dorëzimi i armëve mbi territorin e të paktën dy vendeve anëtare të NATO-s, Turqisë dhe Bullgarisë, u pa nga ekspertët si një demonstrim i shtrirjes globale në rritje të Kinës.