Deputeti demokrat, Agron Shehaj ka komentuar deklaratat e Edi Ramës në lidhje me arkat me peshq dhe arrestimet e bëra nga SPAK.

Me një shënim të shkurtër në Facebook, Shehaj shkruan se në fakt, në vend të arkave me peshq në burg duhej të ishin autorët e aferave korruptive si të inceneratorëve dhe ata që i japin vetes statusin e investitorit strategjik, si Olta Xhaçka.

Rama bën propagandë dhe ankohet se SPAK po ndëshkon padrejtësisht Partinë Socialiste për arkat me peshk. Ironikisht, ka të drejtë.

Nuk janë arkat me peshk ato që e kanë bërë Shqipërinë ndër vendet më të korruptuara në Europës sipas TI, por ‘arkitektët’ e aferave gjigante të korrupsionit si ajo e inceneratorëve dhe përdorimi i pushtetit për interesa personale, si në rastin e përfitimit të statusit të investitorit strategjik nga ana e familjes së ministres Xhaçka.