Krijuesi i hitit të dramës koreane të mbijetesës Squid Game, Hwang Dong-hyuk, ka konfirmuar se seriali do të ketë një sezon të dytë dhe aktualisht është duke u planifikuar.

Dong-hyuk tha për Associated Press gjatë një shfaqjeje në Los Angeles, “Ka pasur kaq shumë presion, kaq shumë kërkesa dhe kaq shumë dashuri për një sezon të dytë. Kështu që pothuajse ndihem sikur nuk na lini zgjidhje!”

Ai shtoi, “Por unë do të them se me të vërtetë do të ketë një sezon të dytë të Squid Game. Është në kokën time tani. Aktualisht jam në procesin e planifikimit.”