Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër këtë të shtunë kantierin e Automotoparkut në Elbasan, ku po ndërtohet një platformë të re ultramoderne, e cila do t’i shtojë Shqipërisë një motor tjetër për ekonominë e saj, kuaj të rinj fuqi për industrinë e saj të turizmit.
Sipas Ramës, ky projekt është një hapësirë e re cilësore edhe për rritjen e sigurisë rrugore, po edhe një mundësi e re e jashtëzakonshme për sportet automotoristike, si edhe eventet ndërkombëtare të niveleve më të larta, që pritet të sjellin nga e gjithë bota ndjekësit e FORMULA UNO.
“Është një promovim shumë i madh për të gjithë Shqipërinë, kështu që duhet të bëjmë paralelisht dhe një projekt për të gjithë sistemimet rreth e rrotull, që do të thotë dhe për shtëpitë rreth e rrotull, për peisazhin, mbjellje pemësh, një pamje që të jetë e gjitha një pamje e një vendi tërheqësh. Duhet pasur parasysh që të gjithë segmentet me anën estetike të lartë”, tha ndër të tjera ai gjatë inspektimit./abcnews.al