Gjykata e Posaçme nuk ka dalë me një vendim këtë të enjte, në lidhje me ankimin e ish kryeministrit Sali Berisha, i cili ka kërkuar leje për të marrë pjesë në seancat në Kuvend.
“Seanca ka zgjatur 1 orë e 30 minuta. Gjyqtarja e posaçme, Irena Gjika ka konstatuar se Sali Berisha nuk ka marrë dijeni për seancën e sotme, nuk ka firmosur. Gjyqtarja Irena Gjika, pasi dëgjoi fillimisht avokatët mbrojtës të ish kryeministrit, konstatoi se ky i fundit nuk kishte dijeni për seancen e sotme dhe vendosi të shtyjë seancën. Avokati e cilësoi këtë vendim politik, për t’i hequr të drejtën Berishës të marrë pjesë në seancat plenare, për t’i hequr mandatin. Gjyqtarja Irena Gjika ka konstetuar se shkresa është firmosur nga vajza e ish kryeminsitrit Berisha, por jo nga vetë personi. Për shkak se nuk është firmosur nga Berisha, gjykata i dha kohë avokatëve mbrojtës, për të marrë firmën e zotit Berisha”,
SPAK, më herët e ka rrëzuar këtë kërkesë të Berishës. Ish kryeministri në arrest shtëpie, kërkon që të mos humbë mandatin e deputetit për shkak të mungesës për 6 muaj në parlament./abcnews.al