Kim Kardashian ka marrë një urdhër mbrojte nga gjykata ndaj një burri që ajo pretendonte se e përndiqte dhe donte të kishte një lidhje me të.

Sipas dokumenteve të reja juridike, të marra nga TMZ, Charles Peter Zelenoff i’u dha një urdhër ndalimi ndaj Kim, për të cilin ajo pretendonte se po e ndiqte atë prej disa kohësh.

Gjatë një seance për çështjen të mërkurën në të cilën Kim ishte e pranishme përmes një video-konference, ekipi i Kim kërkoi 5 vjet urdhër mbrojtje por nga gjykata i’u caktua 3 pasi ai nuk përbënte kërcënim.

Urdhri i ri në thelb shtrin atë që bëri muajin e kaluar, domethënë, që Zelenoff duhet të largohet nga Kim dhe familja e saj, dhe të shmangë kontaktin ose ngacmimin e saj për kohën e caktuar.

Kim pohoi se Zelenoff e kishte “ndjekur” atë për muaj me rradhë duke shprehur dëshira të çuditshme për të pasur një marrëdhënie me të, ndërsa gjithashtu shkonte në shtëpinë e saj duke e filmuar me kamera.

fax