I gjithe Patosi ne dyer e familjes e cila u shua .

Humbën jetën si familje në aksident nxirren nga banesa 4 viktimat për në banesën e fundit çifti bashkë me dy vajzat.

Përcillen sot për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Gushi, të cilët humbën jetën dje në një aksident tragjik në aksin Fier-Vlorë.

Eduart Gushi, 44 vjeç, gruaja e tij, Silvana Gushi dhe dy vajzat e tyre të mitura, Anastasia dhe Eva do të përcillen për në banesën e fundit në Patos. Mësohet se ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 10:00, ndërkohë që shumë familjarë të tyre kanë udhëtuar nga Greqia pas lajmit të kobshëm.

Ngjarja e rëndë që trondit mbarë opinionin publik ndodhi në autostradë, ku thuhet se një mjet tip Audi, ku udhëtonin 3 të rinj, ka goditur mjetin e viktimave nga pas, ndërsa dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë. Të plagosur mbetën edhe 3 të rinjtë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa familja Gushi u shua e gjitha. Siç u mësua edhe dje familja kishte ardhur nga Greqia për pushime në Shqipëri, pasi prej 2 vitesh nuk kishin mundur dot për shkak të pandemisë.

Ata prej disa vitesh kishin lëvizur nga Patosi, për një jetë më të mirë drejt shtetit helen, ndërkohë që një aksident i rëndë i mori jetën.

fax