Kina po përshpejton zgjerimin e arsenalit të saj bërthamor pasi ka rishikuar vlerësimin e saj për kërcënimin e paraqitur nga Shtetet e Bashkuara.

Gazeta Wall Street Journal e raporton duke cituar disa burime, sipas të cilave kujdesi amerikan në përfshirjen e drejtpërdrejtë në luftën në Ukrainë e ka bindur Pekinin që t’i kushtojë më shumë rëndësi zhvillimit të armëve bërthamore si një pengesë.

Udhëheqësit kinezë, tha gazeta, e shohin një arsenal të fortë bërthamor si një pengesë për Shtetet e Bashkuara nga përfshirja e drejtpërdrejtë në një konflikt të mundshëm mbi Tajvanin.