Gjatë intervistës për abcnews.al Rudina Hajdari është shprehur se është kundra kandidimit të Sali Berishës për kryetar të Partisë Demokratike. Për këtë arsye ajo është pyetur nga gazetari Ermal Vaka, nëse Berisha arrin të bëhet kryetar i PD-së a do qëndrojë Hajdari në parti?

Ajo u përgjigj që arsyeja e rikthimit në Shqipëri nuk ishte Sali Berisha por Partia Demokratike dhe që zgjedhja e Berishës në krye të saj nuk do ishte arsye për t’u larguar nga PD.

“Po do jem pjesë e PD-së sepse kam ardhur për Partinë Demokratike dhe nuk kam ardhur për zotin Berisha këtu.”

Rudina Hajdari u shpreh që Sali Berisha nuk apelon dot më elektoratin gri dhe se shqiptarët nuk duan që të kenë sërish kryeministër. Ajo foli edhe për të rinjtë që janë rritur duke shikuar të njëjtat figura më politikë dhe vazhdimi i votimit të këtyre individëve është absurde sipas saj. Ne duhet të zgjedhim dikë të ri dhe të krijojmë një ofertë të re  dhe jo një ofertë të vjetër u shpreh Hajdari.

“Nëse ai zgjidhet nga anëtarësia do provojë veten nëse vërtet mendon që ende i apelohet elektoratit gri, që unë nuk mendoj që i apelohet më. Nuk mendoj se shqiptarët duan që të kenë zotin Berisha më kryeministër sepse e kanë parë dhe tani më çdokush, sidomos gjenerata e re që ka parë po të njëjtët politikan dhe të vazhdojë t’i votojë ata është një gjë absurde … Nëse ai insiston në këtë betejën për të qenë kryetar unë besoj që nuk do ta ketë të gjatë sepse nuk do apelojë dot përtej anëtarësisë. Nëse ne zgjedhim një kandidat që vërtet është për të ardhmen e Partisë Demokratike por shkon edhe përtej partisë duhet që të zgjedhim dikë të ri dhe të krijojmë një ofertë të re për Partinë Demokratike dhe jo një ofertë të vjetër.